Maqedonia
Gjendet e vdekur 14-vjeçarja e zhdukur në Maqedoninë e Veriut
14-vjeçarja Vanja Gjorçevska, që ishte zhdukur para një jave, është gjetur pa shenja jete në Veles.
Ajo mendohet të jetë vrarë ditën që ishte zdukur dhe pranë trupit të saj është gjetur i vrarë edhe një 70-vjeçar, shkruan Alsat M.
“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga SPB, Shkup, sot (03.12.2023) trupi i pajetë i të miturës V.G., e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh.(74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në ndalim, një është jashtë shtetit dhe një person aktualisht ndodhet në stacion policor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të RMV-së.
Po ashtu atuoritetet kanë zbardhur detaje nga hetimet e tyre.
“Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik. Nga veprimet hetimore të kryera u konstatua se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte ‘përfitimi’. Gjithashtu, nga masat operative të zbatuara është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me veturë nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00”.
Ndërkohë, njoftohet se në kuadër të aksionit janë kryer edhe bastisje.
“Menjëherë pas marrjes së raporteve për personat e zhdukur, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre, ndërsa në SPB Shkup është formuar Shtabi i posaçëm operativ me në krye kryeshefin e SPB Shkup. Janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e SPB Shkup, SPB Veles dhe SPB Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj., janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë që punonin ekskluzivisht në këto raste përfshiheshin çdo ditë në veprimet hetimore”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave














