Shkurt.ch
Gjendet i lidhur dhe i mbuluar me qese të mbeturinave në kokë
Të shtunën në mëngjes, një këmbësor ka zbuluar në një qese mbeturinash, një djalosh shqiptar të lidhur dhe të prerë më thikë
Supozohet se bëhet fjalë për një rast hakmarrjeje në rrjetin e drogës.
“Ai priste vdekjen. Pa ardhjen time në pyll, ai nuk do të kishte pasur asnjë shans për të mbijetuar”, tregon banori nga fshati Genthod i Gjenevës. Këmbësori është ende i tronditur. Të shtunën në mëngjes, rreth orës 9:00 të mëngjesit, duke shëtitur qenin e tij në pyll afër rrugës Fayards, pensionisti has në një qese mbeturinash të çuditshme. “Në fillim mendova se ishte një qese me mbeturina. Por, sapo i pashë duart e lidhura që dilnin nga qesja, mbeta i habitur”.
Pa folur fare, ai tërheq qesen e cila i mbulonte kokën të gjorit dhe i zgjidh duart. “Djaloshi, i sapo liruar, më kërkoi një cigare”, tregon kalorësi ende i hutuar. Koka e tij ishte e gjymtuar dhe e mbuluar në gjak, prandaj dhe i ofrova të shkojmë në shtëpinë time”.
Më vonë, policia dërgon në spital shqiptarin 22 vjeçar. Viktima kishte plagë të shumta dhe të rënda, të shkaktuar me thikë. Sipas të dhënave, djaloshi i sapo i liruar nga spitali është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Sipas një raporti të policisë, viktima ka thënë se ka arritur në Gjenevë të premten në mbrëmje nga Annemassi. Rreth orës 22 :00, djaloshi është rrëmbyer nga dy banditë me një makinë me ngjyrë të errët, të regjistruar në Zvicër. Të sapo ardhur në pyll, ata e kanë rrahur, lidhur dhe e kanë lënë për të vdekur. Djaloshi ka paraqitur vjedhjen e kuletës me 1000 franga. Një version që nuk bind aspak policët.
“Supozimi është që ky rast ka të bëjë me rrjetin e drogës”, thotë Patrik Puhl, zëdhënës i policisë. Tregu i heroinës është vënë në shënjestër për shkak se shqiptarët janë shumë aktivë në këtë lëmi. Sipas informatave tona, pylli në Genthod ka shërbyer disa herë për drogë. Megjithatë qentë e policisë nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të drogës në vend.
Deri më sot, viktima nuk ka paraqitur një ankesë për sekuestrim dhe rrëmbim. “Asgjë nuk është më e natyrshme, thotë polici. Me këtë lloj të rrjeteve të krimit të strukturuar dhe të organizuar, mbizotëron vetëm omerta (obligimi për heshtje). Por, është e vërtetë se ky rast është i pari që ka ndodhur në këtë rrethinë. “
Pensionisti pranon se nuk ka më guxim të shëtitet vetëm në pyll. “Kur mendoj se ka pasur vrasës që kanë kaluar këtej. Kjo më shqetëson”.
Hetimet janë duke u zhvilluar.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











