CH-Ballkani
Gjendet i vdekur një shqiptar në Itali
Tragjedi në Meina të Italisë. Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore. Festim Brankollarit u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Trupi i pajetë i gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet. Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.
Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj Një shtetas i huaj që aplikon për leje në Zvicër duhet të paraqesë një pasaportë ose... -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër -
Frangu zviceran mbetet i fortë! -
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave














