Lajme
Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja
Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë
16:00
Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës.”Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.Autoritetet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti.
Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me institucionet franceze të rendit kanë filluar kërkimin e poetit kosovar Ali Podrimja, i cili tri ditë më parë ka humbur në Francë. Deri të shtunën në mëngjes, institucionet në Kosovë por as familja e tij nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e Podrimjes.
Poeti kosovar që ta tejkaluar kufijtë kombëtar, Ali Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë “Vox de la Mediteran” që mbahet në afërsi të qytetit Motepellier të Francës. Autori i “Lum Lumit” kishte kontaktuar familjen para 5 ditësh, ndërsa më pas nuk ishte lajmëruar.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi tha se Ambasada e Kosovës në Paris ka kontaktuar institucionet franceze, të cilat menjëherë kanë filluar kërkimin e Podrimjajt. Po ashtu edhe ministri Hnver Hoxhaj ka kontaktuar homologun e tij francez lidhur me këtë rast.
Po ashtu thuhet se xhandarmëria franceze ka shpërndarë edhe fotot e Ali Pdrimajt nëpër vendet me të frekuentuara të regjionit të Montepellierit, me qëllim që të lajmërohet dikush nëse e ka parë. Gjithashtu MPJ e Kosovës ka ka kërkuar nga të gjithë mërgimtarët të lajmërohen nëse marrin vesh për vendndodhjen e tij.
Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi. Kryevepra e tij konsiderohet të jetë “Lum Luli” që i është kushtuar djalit të tij Lumit, i cili vdiq në moshë të re.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










