Shkurt.ch
Gjendet i vdekur sulmuesi i policisë
Është gjetur i vdekur njeriu i armatosur i cili kishte sulmuar policinë dhe pastaj ishte ngujuar në banesën e tij, në Soloturn. Këtë e ka konfirmuar në orët e paradites Policia e Kantonit të Cyrihut.
I apostrofuari kishte sulmuar me armë zjarri dy policë dhe pastaj ishte tërhequr në banesën e vet, prej nga kishte vazhduar të shtënat kundër policëve. Banorët e ndërtesës ku ai ishte ngujuar ishin evakuuar nga policia dhe mbahej e rrethuar.
Policia e ka gjetur kufoma e personit në fjalë në orën tre të mëngjesit kur kishte provuar të hynte me forcë në banesën ku ishte ngujuar personi i armatosur. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna rreth asaj se si ka ndodhur vdekja ose vrasja e tij.
Hetimet do të dëshmojnë nëse ai ka bërë vetëvrasje ose që të jetë vrarë nga shkëmbimi i të shtënave në mes të tij dhe policisë, që ka ndodhur natën e mbrëmshme.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











