Lajme
Gjendet nën gërmadha trupi i vajzës 6 vjeçe
Ekipet e shpëtimit sot e kanë gjetur trupin e pajetë të gjashtë vjeçares Rina Ahmeti e cila humbi jetën në Shipkovicë të Tetovës, gjatë vërshimeve tragjike të 4 gushtit
Pas gati një javë kërkimesh, ekipet e shpëtimit sot e kanë gjetur trupin e pajetë të gjashtë vjeçares Rina Ahmeti e cila humbi jetën në Shipkovicë të Tetovës, gjatë vërshimeve tragjike të 4 gushtit. Trupi i vogëlushes është gjetur në tavanin e një shtëpi fqinje, me ndihmën e qenit të ushtrisë së Maqedoni.
Trupi i saj thuhet se ishte shumë pak i dëmtuar. Ndërsa pasi është nxjerrë kufoma është thirr prindi i saj që ka konfirmuar Rinën.
Ajo sot pas dite u varros pranë vëllait të saj njëvjeçar, i cili gjithashtu vdiq nga vërshimet e 4 korrikut, që pas lanë 6 persona të vdekur, 20 të lënduar dhe rreth 400 shtëpi të demoluara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












