Kosova
Gjendet trupi i pajetë i gjilanasit të dytë në Durrës
Është gjetur trupi i dytë i pajetë nga Kosova, që ka mbetur në gërmadhat e ndërtesave nga tërmeti në Durrës.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka konfirmuar për Gazetën Express se ekipët e shpëtimit janë duke e nxjerrë trupin e gjilanasit tjetër që vdiq sot në Durrës, përcjell albinfo.ch
“Po është gjetur trupi i Shemsedin Abazit dhe janë duke e nxjerrë ekipët. Jam këtu me ekipin emergjent”, ka thënë Hasani.
Dy vëllëzërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit ishin duke punuar në zonën që u prek nga tërmeti. Ata gjendeshin në një hotel, i cili u shemb nga tërmëti që goditi Shqipërinë rreth orës 4 të mëngjesit.
Deri tani ka shkuar në 22 numri i të vdekurve, ndërsa rreth 650 banorë të Shqipërisë, kryesisht të rrethinës së Durrësit, kanë mbetur të lënduar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare














