Lajme
Gjendja e rrugëve në Kosovë është stabile
Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale të miërmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës, vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike, njofton kjo ministri.
Bazuar në të dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në terren, MI informon si në vijim:
-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht të lira për qarkullim. Mirëmbajtja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.
-Reshje të shiut dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht kësaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.
-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.
-Po ashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.
-Zhvillim normal i komunikacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.
-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërndarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.
Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.
Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










