Tematike
Gjendje e rëndë në sferën e azilit
"Solidarité sans frontières", (Sosf) e ka quajtur "skandaloze" atë që po ndodh në këtë fushë
Ditëve të fundit, si pasojë e stërmbushjes së qendrave të pranimit, dhjetëra azilkërkuesve u është refuzuar strehimi në këto qendra. Në këtë mot të ftohtë, ata janë detyruar të kalojnë natën nën qiellin e hapur.
Rreth kësaj gjendjeje kanë raportuar dje disa medie, një kronikë për temën e ka emetuar edhe magazina televizive 10vor10. Aty tregohet për rastin më të ri, në Qendrën Federale të Pranimit, në Bazel, ku rreth dhjetë persona janë “udhëzuar” të gjejnë zgjidhje, pasi që qendra e pranimit nuk kishte kapacitete për t`i pranuar.
Lidhur me situatën alarmante në këtë drejtim ka reaguar organizata “Solidarité sans frontières”, (Sosf) duke quajtur “skandaloze” gjendjen më të re në fushë të azilit. “Solidarité sans frontières”, është e shokuar me gjendjen në Qendrën e pranimit dhe të procedurës, të Entit Federal për Migracion në Bazel.
Së fundi nga kjo qendër janë refuzuar azilkërkuesit e porsaardhur dhe i janë lënë vetvetes, gjë që nënkupton se janë detyruar të gjejnë zgjidhje private për fjetje ose të kalojnë natën nën qiell të hapur. A është vetëm mungesa e vendit shkak për këtë gjendje skandaloze”, pyet Sosf.
Më tutje kjo organizatë përshkruan gjendjen në qendrën e përmendur në Bazel si të patolerueshme. Kjo qendër, që udhëhiqet nga ORS, është e stërmbushur dhe për këtë arsye u mohohet strehimi refugjatëve të ardhur rishtas. Madje, sipas Sosf edhe familjet me fëmijë janë udhëzuar të gjejnë zgjidhje jashtë qendrës. Për këtë arsye, aktivistë të ndryshëm dhe organizata humanitare janë inkuadruar për të përmbushur një zbrazësi që e ka lënë shteti, zbrazësi që nuk guxonte të lejohej assesi.
Statistikat aktuale të azilit tregojnë, sipas Sosf, se kriza e strehimit në lëmin e azilit është krijuar me fajin e autoriteteve të shtetit. Këtë konstatim organizata e nxjerr duke marrë për bazë numrin e azilkërkuesve që janë paraqitur gjatë vitit 2011. Ky numër (20016 persona) është nën mesataren e dhjetë viteve të fundit, që është 21000 dhe shumë më e ulët se ajo e vitit rekord, 1999, kur në kohën e krizës së Kosovës, në Zvicër qenë strehuar 47.500 veta.
Veç kësaj, azilkërkuesit nga Afrika e Veriut përbëjnë gjithsej 15% të gjithë numrit të azilkërkuesve. Nisur nga këto të dhëna, Sosf konstaton se ngushtica aktuale nuk vjen nga “vërshimi” i azilkërkuesve veriafrikanë por është trashëgimi nga “epoka Blocher”, kur janë shkurtuar në mënyrë sistematike shumë vende të punës në sferën e azilit.
Po kështu, vazhdon Sosf, Zyra federale për Migracion nuk ka bërë përgatitjet e nevojshme për përballimin e pasojave të “pranverës arabe”. Për më tepër, i është bërë jehonë negative ardhjes së refugjatëve nga ai regjion.
Organizata e përmendur është marrë edhe me lëvizjet më të reja, ku, në nivel lokal dhe kantonal po kundërshtohet hapja e qendrave për strehimin e azilkërkuesve. Si rast më përfaqësues të lëvizjeve të tilla, përmendet rezistenca kundër hapjes së një qendre azili në Bettwil të Argaut.
Kjo situatë, ku njerëzit hidhen në rrugë, në mes të dimrit, është e patolerueshme për Sosf prandaj ajo kërkon nga Qeveria dhe autoritetet tjera federale të veprojnë në tejkalimin e saj.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit












