Lajme
Gjeneva mund t’u japë të huajve të drejtën e votës
Votuesit nga ky kanton do të shkojnë në kutitë e votimit për të vendosur nëse banorët e huaj mund të votojnë në nivel kantonal.
Votuesit e Gjenevës do të shkojnë në kutitë e votimit për të vendosur nëse banorët e huaj mund të votojnë në nivel kantonal. Kantoni ka përqindjen më të lartë të të huajve në vend – rreth 40 për qind, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Shtetit ka pranuar nismën e udhëhequr nga sindikatat dhe shoqatat e ndryshme për t’u dhënë të drejtën e votës dhe kandidimit të të huajve që kanë banuar në Gjenevë prej të paktën tetë vjetësh. Data e referendumit ende nuk është caktuar.
Megjithatë, ndryshe nga disa kantone të tjera që lejojnë vetëm mbajtësit e lejes C të votojnë, iniciativa e Gjenevës bën thirrje që çdo i huaj – qoftë banor i përhershëm apo azilkërkues – ta ketë këtë të drejtë, për sa kohë që kërkesat e qëndrimit tetëvjeçar plotësohen.
Thomas Vanek, i cili përfaqëson aleancën e majtë në Parlamentin e Gjenevës, tha se një qasje e tillë gjithëpërfshirëse është e rëndësishme, sepse “shumica e debateve bëhen në nivel kantonal. Dhe kur ke 40 për qind të njerëzve që banojnë në kanton, të cilët janë të përjashtuar nga debati politik, ky është një problem”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













