Lajme
Gjeneva sërish rihap projektin për kalimin mbi liqen
Arsyeja është lehtësimi i trafikut të ngarkuar
Tashmë është kthyer sërish në top temë njëri prej projekteve të paraqitura për trafik që do ta lehtësonte çdo shofer, përcjell albinfo.ch.
Ani pse kishte kohë që është mbyllur, konfederata rihap dosjen për projektin ambicioz që synon të dekongjesojë trafikun në qytet kosto kjo që do të kushtojë 5 milardë franga.
Tashmë është rihapur dosja në një dokument të nënshkruar nga Qeveria, në kuadër të vendimeve të marra nga Zyra Federale e Rrugëve.
Ky interesim i papritur nga ana e Konfederatës vjen si befasi, duke qenë se dosja në Gjenevë po zvarritet prej vitesh. Në vitin 2016, më shumë se 60% e gjenevanëve votuan në favor të parimit të kalimit të kësaj ure. Por, asgjë konkrete nuk ka filluar që atëherë.
Qeveria tregon se kalimi i liqenit është i planifikuar për një afat të gjatë. Prandaj, Departamenti i infrastrukturës kantonale synon të dorëzojë një dosje studimi të thelluar në FEDRO për fillimin e vitit 2025.
Theksohet se problemi kryesor i projektit, i cili synon të lehtësojë bllokimet e trafikut në qytet, sigurisht qëndron në kostot, të llogaritura në 5 miliardë franga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët













