Shkurt.ch
Gjenevë: Konfiskohet një numër i madh i lazerëve
Policia kantonale ka kapur 252 “lazerë të dorës” në stanet e festave të Gjenevës. Tregtarët rrezikojnë të marrin gjoba me vlerë të madhe.
Kjo “lodër” është shumë e rrezikshme dhe importimi i saj është e ndaluar plotësisht. Megjithatë, ky fakt nuk ka penguar pronarët e staneve të shesin këta “lazerë të dorës”, qofshin fëmijë apo të rritur. Të njoftuar të mërkurën vonë në mëngjes nga një qytetar, i cili ishte i habitur nga prania e këtyre lazerëve, policia kantonale e Gjenevës ka kryer hetimet e saj të enjten rreth mesditës.
Të gjitha stanet e dy anëve të Liqenit të Gjenevës janë kontrolluar intensivisht. “Ne kemi konfiskuar 252 lazerë në gjashtë vende të ndryshme”, pohon Eric Grandjean, zëdhënës i policisë kantonale. Sipas burimeve të gazetës “LeMatin”, të gjithë lazerët e sekuestruar konsiderohet se janë të rrezikshëm, në veçanti, nëse ata qëllojnë sytë.
Tregtarët javën e ardhshme do të duhet të shpjegojnë origjinën e mallrave të tyre. Sipas burimeve të gazetës së lartpërmendur, importuesit janë të instaluar në një kanton të Zvicrës dhe sjellin mallrat e tyre nga Tajlanda. Gjobat mund të arrijnë deri në mijëra franga.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












