Literaturë

Ilir Xheladini
ShkrimtarIlir Xheladini, një emër i ri në botën e letrave. I lindur në Kosovë, ku ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e hershme, ai ka provuar veten si shkrimtar vetëm në gjuhën frënge. Pjesën, tashmë më të madhe të jetës e ka kaluar në Zvicër, në pjesën franceze të saj, në kantonin Neuchatel.
Arsyeja e takimit tonë me Ilirin është pikërisht libri i tij, një roman për fëmijë, me titullin “Midax-Merimanga kurioze”, i botuar në gjuhen frënge.
Po cili është subjekti i këtij romani?
Është një rrëfim i tipit të fabulave, që ngjall kërshërinë fëmijërore. I pasuruar edhe me fantazinë e autorit, romani na zbulon edhe dimensione të reja të rrëfimit.
Merimanga Midax ka një ëndërr: të ngjitet në majën e pemës së vjetër e cila përkëdhel e para rrezet e diellit në mëngjes, dhe të shohë nëse bota vazhdon përtej lëndinës ku ai jeton. Një ditë, ai vendos, dhe merr rrugën.
Gjatë udhëtimit të tij, ai takohet me xixëllonjën Etlea, me merimangën Grab dhe me Dea-në, një dallëndyshe e re, e cila lëndohet rëndë nga një skifter. Midax e shpëton dallëndyshen dhe lidhin miqësi. Ky takim shënon fillimin e një udhëtimi të gjatë dhe të rrezikshëm që do të dërgojë larg, shumë më larg se do mund të kapte imagjinata e një merimange…
Me këtë roman emocionues dhe dinamik, autori zbret në lartësinë e personazheve të tij, dhe ndryshon perspektivën tonë, duke na ofruar një shikim të ri mbi botën tonë dhe mrekullitë e saj. Libri është botuar në Francë nga shtëpia botuese “Jetsdencre”, në gjuhën frënge. Ai del nga shtypi më 1 nëntor.
Romani u pëlqye shumë edhe nga Patrice Garcia, i cili njihet për krijimet e tij në filma me renome si “Elementi i pestë”, “Arthur et minimoys” e shumë të tjerë, na rrëfen Iliri. Garcia u ka dhënë njëherësh imazhet e para personazheve të Midax dhe Dea-së duke krijuar kopertinën e librit.
Nuk duhet harruar edhe intervenimin e Kushtrim Kunushevcit i cili u shtoi harmoninë këtyre personazheve, shpjegon më tutje Iliri rrugën e romanit nga ideja deri te botimi.
Por, si u bë që Iliri, ish i riu nga Kosova të shkruajë vetëm në gjuhën frënge? I pyetur nga albinfo.ch nëse shkruan edhe në gjuhën shqipe, Iliri përgjigjet se nuk ka guxim ta bëjë këtë. “Druaj se në gjuhën shqipe nuk do të arrij t`u jap thellësinë e duhur mendimeve dhe peshën e duhur fjalëve”. Kështu thotë ai dhe e thotë me një shqipe mjaft solide.
Megjithatë, shpjegon Iliri më tutje, se për tua ofruar këtë roman edhe lexuesve shqiptarë, punën do t`ia besojë një përkthyesi.
I lindur në Prishtinë në vitin 1973, Iliri në moshën 18 vjeçare ishte vendosur në Zvicër, në Kantonin e Neuchâtel-it.
“Kam punuar dhe vazhdimisht dhe kam kryer kurse të gjuhës frënge dhe në informatikë. I pasionuar pas librave, që nga rinia kam botuar poezi dhe tregime në revista për fëmijë. I lidhur ngushtë me artin kam marrë pjesë në disa ekspozita, festivale të filmit. Kam luajtur edhe në dy filma të metrazhit të gjatë si: “Një dimër i tërë pa zjarr” i Greg Zglinski-të dhe “The War its Over” i Mitko Panov, thotë Xheladini për albinfo.ch.
“Midax” është roman për fëmijë dhe libri im i parë. Zanafilla e idesë së tij vjen nga Albani, djali im, të cilit i premtoja se do t`i shkruaja një tregim. Dhe kështu, faqe pas faqeje, tregimi zhvillohej duke përfunduar në një roman prej 117 faqesh.”
“Ky roman trajton kuriozitetin e një merimange për të kuptuar botën që e rrethon. Njëherësh gjatë udhëtimit të mbushur përplot me peripeci, autori ruan një dinamikë të zhvillimit të ngjarjeve që nuk lë lexuesin të ndërpresë leximin”, thuhet në shkrimin prezantues të botuesit.
B.SH.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriIlir Xheladini
- Prejardhja:Prishtinë-Kosovë
- Vendi ku vepron:Neuchatel-Zvicër
- Profesioni:Shkrimtar
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...