Tematike
Gjermanët nuk ndjehen të mirëpritur në Zvicër
Ndjenja se nuk janë të mirëseardhur bën gjithnjë më shumë gjermanë të kthehen në vendin e tyre, shumë prej tyre pa i mbushur dy vjet qëndrimi në Zvicër
Gjermanët ndjehen “jo sa duhet” të dashur në Zvicër . Automobilat e tyre dëmtohen nga vandalistët dhe shpesh njerëzit i sulmojnë ata ose u drejtohen me shprehje armiqësie. Ata ndjehen të izoluar nga ana sociale dhe nuk munden të lidhin miqësi me vendësit. “Një atmosferë akullt” na pret në vendet e punës me zviceranë, ankohen shpesh ata.
Të gjitha këto bëjnë që gjithnjë më shumë gjermanë të kthehen në vendin e tyre, shumë prej tyre madje pa i mbushur dy vjet qëndrimi në Zvicër. Nga ana tjetër së fundi pothuajse është përgjysmuar numri i të ardhurve të rinj nga Gjermania.
Gjermanët edhe më tutje përbëjnë komunitetin e huaj që rritet më së shumti në Zvicër. Brenda dhjetë viteve numri i tyre është rritur më shumë se dyfish, gjegjësisht ka mbërri në 270 mijë. Por edhe numri i gjermanëve që po kthehen prej nga kanë ardhur është më i madhi, po u krahasua me atë të komuniteteve të tjera të huaja. Rreth 16 mijë gjermanë janë kthyer në Gjerani gjatë vitit 2012, shkruan gazeta “Landbote”.
Gjithnjë më shumë gjermanë në Zvicër kërkojnë këshilla në grupet ve ndihmës së ndërsjellë për gjermanët . Gjendja dëshpëruese migrantëve nga Gjermania shtyn punëdhënësit nga jugu i Gjermanisë që të kërkojnë në Zvicër fuqi punëtore të kualifikuar, si mjekë për shembull, të cilët duan të kthehen në Gjermani.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












