Lajme
Gjermanët punojnë më pak se shumica e vendeve
Një studim i fundit i publikuar nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW) zbulon se punonjësit në Gjermani punojnë dukshëm më pak orë në vit krahasuar me shumicën e vendeve të tjera anëtare të OECD-së. Në një renditje të 38 vendeve, Gjermania u pozicionua e treta nga fundi, me vetëm pak më shumë orë pune se Franca dhe Belgjika, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit, mesatarja e orëve të punuara në Gjermani është shumë më e ulët krahasuar me vendet që kryesojnë listën, si Zelanda e Re (rreth 1,402 orë në vit), Republika Çeke dhe Izraeli.
Kjo temë ka fituar rëndësi të veçantë në diskutimet publike, sidomos pas thirrjeve të kancelarit të ri Friedrich Merz (CDU) për rritjen e orëve të punës. Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), theksoi nevojën për kushte më të mira pune, veçanërisht për gratë, për të rritur pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore dhe për të rritur numrin total të orëve të punës në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
“Punëdhënësit duhet të krijojnë mundësi që më shumë nëna të punojnë me kohë të plotë,” tha Bas, duke vënë në dukje pengesat si mungesa e kujdesit për fëmijët dhe modelet e punës që nuk janë miqësore me familjen.
Studimi i IW gjithashtu rekomandon që punonjësit me kohë të pjesshme të rrisin orët e punës. Aktualisht, rreth 30% e fuqisë punëtore në Gjermani punon me kohë të pjesshme.
Një tjetër faktor që ndikon është norma e lartë e taksave mbi të ardhurat, që e bën të pakëndshme shtimin e orëve shtesë. Po ashtu, shumë gjermanë dalin në pension para moshës standarde, një praktikë që sipas IW-së duhet të rishikohet për të përmirësuar punësimin dhe produktivitetin.
“Politikanët duhet të heqin stimujt e gabuar, siç është pensionimi në moshën 63 vjeç, nëse dëshirojnë që njerëzit të punojnë më shumë,” përfundon studimi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









