Lajme
Gjermanët shkojnë në Rusi për t’u vaksinuar
Një grup i turistëve gjermanë kanë udhëtuar në Rusi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, për shkak të problemeve të shumta me vaksinim në Evropë.
50 gjermanë kanë udhëtuar në Moskë të enjten dhe janë vaksinuar me Sputnik V, si pjesë e turneut të vaksinave të organizuar nga zyra gjermane e operatorëve për udhëtimet evropiane.
Gjatë udhëtimit treditor, gjermanët janë vaksinuar në një klinikë private brenda hotelit dhe do të kenë mundësi të shëtisin nëpër kryeqytetin rus.
“Shumë gjermanë duan të shkojnë në Moskë dhe të vaksinohen. Po funksionon programi i kombinuar me pushim dhe kulturë”, ka thënë Hans Blank, organizator i udhëtimit.
Për 46-vjeçarin, Uwe Keim, zhvillues softuerësh, vaksinimi në Rusi ishte opsioni i vetëm në Evropë, pasi Serbia ndaloi vaksinimin për të huajt.
“Në Gjermani pritja për vaksinim shkon nga pesë deri në dhjetë muaj, prandaj ishte shumë gjatë për mua”.
Ani pse Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian, turistët gjermanë i besojnë studimit të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” në të cilin thuhej se vaksina ruse është efektive deri në 91 për qind.
Këto udhëtime janë të përkrahura edhe nga lëvizja politike pro-qeverisë ruse. Përveç gjermanëve, nëpërmjet udhëtimeve turistike janë vaksinuar edhe rusët që jetojnë në Gjermani.
Teksa gjermanët po kënaqeshin me udhëtimin në Moskë, është raportuar se ka mungesë të vaksinave nëpër vendet e largëta të Rusisë.
Përfaqësues të qeverisë janë ankuar gjatë javës së kaluar për mungesë të madhe të vaksinave në lindjen e largët të Rusisë.
Deri më tani janë vaksinuar 8 milionë rusë që do të thotë pesë për qind e popullsisë, ndërsa vetëm gjatë muajit mars Rusia ka prodhuar 20 milionë doza të vaksinës Sputnik V.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











