Lajme
Gjermanët, të interesuar për Telekomin e Kosovës
Ndërkaq, Telekom Austria nuk merr pjesë më në këtë garë . “Ne nuk jemi të interesuar më”, ka thënë një zëdhënës
Telekomi Gjerman, bazuar në një raport të gazetës austriake “Wirtschaftsblatt” që e transmeton agjencia reuters, bën pjesë në mesin e subjekteve të interesuara për blerjen e telekomit të Kosovës.
Krahas ndërmarrjes në fjalë që prin në tregun gjerman të telekomunikacionit, interesim kanë shprehur edhe France Telecom, Turkcell turk dhe ndërmarrja investuese Delta Partners me seli në Dubai, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve të brendshme.
Ndërkaq, Telekom Austria, po sipas këtyre burimeve, nuk merr pjesë më në këtë garë . “Ne nuk jemi të interesuar më”, ka thënë një zëdhënës i kësaj ndërmarrjeje. Telekomi gjerman deri më tash nuk e ka komentuar interesimin për këtë blerje.
Sipas “Wirtschaftsblatt”, e vlerëson në rreth 200 milionë euro shumën që pritet të paguhet për 75 për qind të vlerës së ndërmarrjes në shitje. Të intersuarit duhet që deri në tetor t`i japin ofertat e tyre obligative. Përmbyllja e procesit të shitjes pritet për në vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












