Lajme
Gjermani: As këtë vit nuk do të ketë festival të birrës
Festivali i birrës Oktoberfest, nuk do të mbahet për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ky festival mbledh rreth 6 milionë vizitorë në Mynih çdo vit.
Kryetari i Bavarisë Markus Soeder u ka thënë gazetarëve se është e nevojshme të anulohen ngjarje të mëdha si Oktoberfesti, sepse kërkojnë investime të mëdha, por edhe për shkak se rreziku është tejet i madh, marrë parasysh pasigurinë me pandeminë, e cila nuk dihet nëse mund të përshkallëzohet deri atëherë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Në hapësirat klasike për festë të birrës, masat si distanca fizike dhe vendosja e maskës nuk mund të respektohen”, ka thënë Soeder.
Gjermania ka vaksinuar më shumë se 28 për qind të popullsisë deri më tani.
Ndërkohë që rritet shkalla e vaksinimit dhe bie numri i të infektuarve, janë rritur shpresat për heqje të masave kufizuese, të cilat janë duke u zbatuar nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran










