Lajme
Gjermani: Bie popullariteti i Scholz-it
Olaf Scholz nuk ka arritur të fitojë simpatinë e gjermanëve. Këtë tregon një sondazh i realizuar nga agjencia e sondazheve INSA dhe publikuar nga gazeta Bild, ku rezulton se gati 2/3 e gjermanëve (64% e votuesve) duan “t’i heqin prizën” koalicionit që drejton vendin.
Sondazhi për perceptimin mbi punën e qeverisë është zhvilluar menjëherë pas “Politbarometrit”, që tregonte se gjermanët janë të pakënaqur me kancelarin Scholz.
Sipas shumicës së gjermanëve që morën pjesë në sondazhin e publikuar të shtunën, ndryshimi i qeverisë do ta bënte vendin më të mirë.
Vetëm 22% e të anketuarve nga INSA thanë se mendonin se zgjedhjet nuk do të ishin në përfitim të Gjermanisë. E njëjta përqindje thanë se ishin të kënaqur me punën e Olaf Scholz si kancelar, ndërsa 70% është shkalla e të pakënaqurve.
Anketuesit pyetën gjithashtu për koalicionin e ashtuquajtur “semaforik” të socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë neoliberalë (FDP). Votuesit u pyetën se si e shohin atë në krahasim me “Koalicionin e Madh” të ish-kancelares Angela Merkel, që u realizua mes Kristian Demokratëve/Kristian Socialistëve (CDU/CSU) dhe SPD-së.
Vetëm 10% thanë se koalicioni aktual po bën më mirë se ai i Merkel, ndërsa 49% e shohin atë si më të keq. Ndërkohë, 28% thanë se rezultati ishte i përzier në varësi të politikave.
Ndërkohë një ditë më parë, sondazhi “Politbarometri” i publikuar nga Grupi i Kërkimeve Zgjedhore të Gjermanisë në emër të transmetuesit publik ZDF tregoi gjithashtu pakënaqësi të votuesve ndaj Scholz si kryeministër.
Ai zbuloi se 51% e të anketurave ishin të pakënaqur me performancën e tij në detyrë dhe se 58% mendonin se qeveria po bënte një punë të dobët.
U regjistruar gjithashtu një mbështetje e dobët historike edhe për SPD-në e Scholz-it, pasi vetëm 19% thanë se do të votonin për partinë nëse zgjedhjet mbahen tani afër, ndërsa 15% thanë se do votojnë të Gjelbërit dhe vetëm 7% FDP-në.
Blloku CDU/CSU merr 26% të mbështetjes së votuesve në sondazh, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) merr 19%.
Udhëheqësi i AfD-së, Tino Chrupalla, tha të shtunën se partia e tij kërcënomn pozitat e CDU/CSU, me përqindjen e votuesve të AfD-së që është rritur nga 10.3% në zgjedhjet e përgjithshme të 2021-ës në 21% në muajt e fundit./cnn
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












