Futboll
Gjermani: Bundesliga rifillon sezonin sot
Në Gjermani zyrtarisht Bundesliga rifillon sezonin sot
Është bërë e ditur se një nga pesë kampionatet kryesore në kontinentin evropian rikthehet në fushën e futbollit.
Bundesliga tani më zyrtarisht sot fillon sezonin, teksa të gjitha shtetet që lavdëruan protokollin shtetëror të shëndetësisë nga Gjermania dhe drejtuesit e federatave të tjera do të jenë me katër sy nga divisioni i parë në futbollin gjerman, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 26-të, derisa nga takimet e autoriteteve në këtë vend kanë arritur akordin që sezoni të kompletohet, kurdo që mundet, nëse është nevoja edhe pas 30 qershorit, që shihet si data e parë për ta mbyllur edicionin.
Po ashtu, sipas informacioneve, priten takime interesante me t’u rikthyer sezoni, kurse pa dyshim se vëmendja do të jetë në “Signal Iduna Park”, ku Dortmundi e pret Schalken.
Në anën tjetër, Werderi i Milot Rashicës do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusen, ndeshje kjo që luhet të hënën me fillim nga ora 20:30.
Më poshtë, të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Bundesligë:
Të shtunën:
Augsburg-Wolfsburg;
Dortmund-Schalke;
Dusseldorf-Paderborn;
Hoffenheim-Hertha Berlinit;
Leipzig-Freiburg dhe
Frankfurt-Borussia Monchengladbach.
Të dielën:
Union Berlin – Bayern Munchen
Koln – Mainz
Të hënën:
Werder – Bayer Leverkusen
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












