Lajme
Gjermani: Çmimet e energjisë bien me 5% që nga janari
Çmimet e energjisë për konsumatorët privatë në Gjermani kanë rënë me rreth pesë për qind që nga fillimi i vitit 2025, sipas një analize të publikuar së fundmi nga portali krahasues Verivox, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Një familje mesatare me tre anëtarë aktualisht paguan mesatarisht 5.173 euro në vit për energji, që përfshin elektricitetin, ngrohjen dhe karburantin, krahasuar me 5.442 euro në janar. Kjo nënkupton një ulje prej 269 eurosh në vit.
Sipas ekspertit të energjisë në Verivox, Thorsten Storck, ky lehtësim i lehtë për konsumatorët është rezultat i një ekonomie globale të dobët, që ka ndikuar në uljen e kërkesës dhe çmimeve të tregut.
Megjithatë, Storck thekson se kostot e energjisë mbeten dukshëm më të larta sesa para krizës energjetike në vitin 2022, mbi 25 për qind më shumë krahasuar me nivelet para krizës, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar










