Lajme
Gjermani: Çmimet e parkimit, në varësi të madhësisë së makinës
Pronarët e makinave në Tubingen, një qytet në Gjermaninë jugperëndimore, do të shohin që kostot e tyre të parkingut do të rriten ndjeshëm.
Në parkingjet në qendër të qytetit do të vendosen tarifa të reja, të cilat do të bazohen në madhësinë që ka makina. Kjo është pjesë e një politike për ta bërë drejtimin e një makine më të shtrenjtë dhe për të nxitur udhëtimin me autobus ose tren.
Ndërsa çmimi ka qenë 30 € në vit për çdo pronar makine, ata që kanë makina të mëdha nga janari do të duhet të paguajnë një shumë prej 180 eurosh.
Makinat më të vogla do të tarifohen me 120 euro, kosto e rritur katërfish. Një ide e tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme.
“Kjo është e pakuptimtë, një makinë është një makinë. Ata që kanë nevojë për një hapësirë të mendojnë ndryshe, unë mendoj se është një kufizim”, u shpreh një qytetar.,
“Ato janë të mëdha, të rënda, janë të pista dhe bllokojnë edhe më shumë trafikun. Kur ato do të duhet të paguanin dy herë, do ta dukej edhe më mirë” u shpreh një tjetër.
Autoritetet synojnë të shpëtojnë qytetin nga dioksidi i karbonit deri në vitin 2030 dhe thonë se kanë si qëllim zgjerimin e transportit lokal që kushton më lirë./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











