Lajme
Gjermani: Katër herë zgjedhje të parakohshme
Zgjedhjet e 23 shkurtit 2025 janë të katërtat zgjedhje të parakohshme në Gjermani. Një shpjegues se kur e pse kanë ndodhur zgjedhjet e parakohshme në vend.
Është hera e katërt që nga krijimi i Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949 që në vend mbahen zgjedhje të parakohshme. Një përmbledhje e shkurtër.
Në Gjermani, zgjedhjet parlamentare mbahen çdo katër vjet, por në raste krizash politike, Bundestagu mund të shpërndahet më herët. Vetë deputetët nuk mund të vendosin për zgjedhje të parakohshme, as kancelari nuk ka kompetencën për ta bërë këtë. Kushtetuta e lejon shpërndarjen e Bundestagut vetëm në dy raste:
– Kur një kandidat për kancelar nuk arrin shumicën absolute të votave në Bundestag pas një zgjedhjeje të re.
– Kur kancelari aktual humb votën e besimit dhe propozon shpërbërjen e parlamentit.
Një alternativë tjetër është që kancelari të japë dorëheqjen ose të vazhdojë si qeveri pakice, por kjo zakonisht nuk ndodh. Zgjedhjet e 23 shkurtit janë zgjedhjet e katërta të parakohshme për Bundestagun gjerman.
1972: Willy Brandt (SPD) dhe politika ndaj Lindjes
Kancelari socialdemokrat Willy Brandt ishte i pari që promovoi një politikë afrimi me vendet e Bllokut Lindor (Ostpolitik), e cila krijoi ndarje të thella politike në Gjermani. Për shkak të këtij kursi, disa deputetë të SPD dhe FDP u larguan nga koalicioni, duke krijuar një bllokadë të punës parlamentare. Për të krijuar qartësi politike, Brandt qëllimisht humbi votën e besimit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të 19 nëntorit 1972.
Rezultati: SPD fitoi 45.8% të votave, përqindja më e lartë e saj ndonjëherë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 91.1%, më e larta në historinë gjermane.
1983: Helmut Kohl (CDU) kërkon legjitimitet
Në vitin 1982, kancelari Helmut Schmidt (SPD) u rrëzua me një votë mosbesimi dhe u zëvendësua nga Helmut Kohl (CDU) me mbështetjen e FDP-së. Si kancelar i zgjedhur nga Bundestagu, por jo nga zgjedhësit, Kohl kërkoi një mandat të qartë nga votuesit. Ai qëllimisht humbi votën e besimit në dhjetor 1982, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të 6 marsit 1983.
Rezultati: CDU/CSU fitoi me shumicë të qartë dhe vazhdoi qeverisjen pa pengesa.
2005: Gerhard Schröder rrezikon dhe humbet
Në vitin 2005, kancelari Gerhard Schröder (SPD) përballej me pakënaqësi të madhe për reformat në tregun e punës dhe sistemin social (“Agenda 2010”). Ai kërkoi të testonte mbështetjen e tij në Bundestag duke humbur qëllimisht votën e besimit më 1 korrik 2005.
Rezultati: Në zgjedhjet e 18 shtatorit 2005, kancelarja e re u bë Angela Merkel (CDU), e cila formoi koalicionin e saj të parë të madh me SPD-në. Kështu filloi epoka 16-vjeçare e Merkelit.
2025: Shpërbërja e koalicionit çon në zgjedhje të reja
Në nëntor 2024, kancelari Olaf Scholz (SPD) shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, pas mosmarrëveshjeve mbi frenin e borxhit dhe financimin e ndihmës për Ukrainën. Si reagim, e gjithë FDP u largua nga qeveria, duke e lënë Gjermaninë me një qeveri pakice të përbërë vetëm nga SPD dhe Të Gjelbrit. Me një parlament të bllokuar dhe pa shumicë, Scholz parashtroi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, të cilin e humbi qëllimisht. Më 27 dhjetor, Presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau Bundestagun dhe shpalli 23 shkurtin 2025 si datë zgjedhejesh në reja
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











