Lajme
Gjermani: Policia parandalon trafikimin e dy shqiptarëve nga Luksemburgu
Ndaj shoferit italian është ngritur procedura penale për kontrabandë të shtetasve të huaj. Dy shqiptarët janë kthyer në Luksemburg
Të hënën në mbrëmje, më 28 korrik 2025, një SUV (lloj xhipi) me targa italiane u inspektua nga Policia Federale në Perl (kufiri me Luksemburgun) si pjesë e kontrolleve të filluara rishtas të kufijve të brendshëm.
Në automjet ndodheshin gjithsej katër burra të moshës 24 deri në 46 vjeç, gjegjësisht tre shtetas shqiptarë dhe një italian, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit të dy pasagjerëve shqiptarë, u zbulua se ata nuk kishin dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani. Prandaj, kundër tyre u ngritën procedura penale për tentativë hyrjeje të paligjshme.
Shtetasi i tretë shqiptar paraqiti pasaportën e tij shqiptare dhe një leje qëndrimi të vlefshme italiane, e cila i lejonte të hynte ligjërisht në Gjermani, shkruan presseportal.de.
Ndaj shoferit italian të automjetit është ngritur procedura penale për kontrabandë të shtetasve të huaj. Pasi shoferi u mor në pyetje në stacionin e policisë së Perl, ai u lirua me kusht, me urdhër të prokurorit publik. Më pas atij iu lejua të largohej nga stacioni.
Dy shtetasve shqiptarë pa dokumente të vlefshme iu mohua hyrja në Gjermani dhe u dërguan përsëri në Luksemburg, prej nga kishin ardhur.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











