Lajme
Gjermani, ngadalësohet ritmi i vaksinimeve kundër koronavirusit
Shteti gjerman po përballet me një ngadalësim të ritmit të vaksinimit kundër koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Instituti Robert Koch (RKI), agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, raportoi sot se të paktën 266,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit u administruan një ditë më parë. Një javë më parë, shifra ishte 428,375, nga rreth 589,000 dy javë më parë.
Më shumë se dy të tretat e vaksinave të kryera të premten ishin doza përforcuese.
Në përgjithësi, sipas RKI, 74.4% e personave (61.8 milionë) kanë një “mbrojtje bazë”, që zakonisht nënkupton dy doza të vaksinës. Deri më tani, 45.1 milionë banorë në Gjermani (54.2%) kanë kryer dozën përforcuese.
75.9% e popullsisë gjermane ose (63.2 milionë) e kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Qëllimi i kancelarit Olaf Scholz për të vaksinuar 80% të popullsisë të paktën me dozën e parë deri në fund të janarit u arrit.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë













