Bota
Gjermani, rritet mbështetja për BE-në
Një studim i porositur nga gazeta gjermane "Handelsblatt" tregon se po rritet numri i gjermanëve, të cilët janë për Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht “Brexit” dhe në rritje të së djathtës ekstreme në Gjermani, Francë dhe Holandë, agjencia kërkimore “JouGov” tregon se në Gjermani 62 për qind e popullsisë është që të mbetet vendi në BE, njoftojnë mediat nga Berlini. Vetëm 21 për qind e qytetarëve janë për të braktisur Unionin.
Sondazhi i fundit mbi të njëjtën temë ishte kryer në janar, ndërsa atëherë ishin 60 për qind e gjermanëve dhe 26 për qind kundër anëtarësimit në BE.
Situata është e ngjashme në Francë, ku 51 për qind e të anketuarve janë për të qëndruar në BE, ndërsa 31 për qind duan që vendi të largohet nga Bashkimi.
Situata është e ndryshme në Britani, ku ka ende shumë nga ata të cilët do të votonin përsëri për “Brexit”, në qoftë se ekziston një referendum (44-42 për qind). Mbështetja më e lartë për anëtarësim në BE, sipas anketës, është në Danimarkë, Suedi dhe Finlandë.
Sipas kreut të “JouGov”, numrat tregojnë një imazh pozitiv të të menduarit në BE, por nuk do të thotë se Evropa është në rrugën e duhur, sepse shumica e qytetarëve të BE-së janë ende pesimistë për të ardhmen e komunitetit, nga i cili ata besojnë se së shpejti do të largohet dhe shtetet e tjera.
Kohezioni i indeksit të “JouGov” matet bazuar në një sërë çështjesh që lidhen me anëtarësimin në BE, identitetin evropian dhe një integrim më të thellë, e kjo tregon se përqindja e qytetarëve evropianë, të cilët kanë një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian, në 7 shtete anëtare të BE-së është nën nivel të 41 përqindëshit, që do të thotë se shumica e qytetarëve janë ende pesimistë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë









