Lajme
Gjermani: Rritet ndjeshëm numri i duhanpirësve
Numri i duhanpirësve të rëndë dhe personave të varur nga nikotina në Gjermani është rritur me gati 50 përqind gjatë dhjetë viteve të fundit, sipas një raporti të publikuar nga kompania e sigurimeve shëndetësore Kaufmännische Krankenkasse (KKH), shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë një rritje prej 47.5 përqind të personave të klasifikuar si duhanpirës të rëndë ose të varur nga duhani. Nga 1.66 milion anëtarë të siguruar në KKH, afro 118,000 janë identifikuar si duhanpirës të rëndë – një shifër që reflekton një trend shqetësues në shëndetin publik të vendit.
Më shqetësuese është lidhja e fortë mes duhanpirjes dhe sëmundjeve kronike. Në vitin 2023, 22.8 përqind e duhanpirësve të rëndë vuajtën gjithashtu nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SPOK), një rritje krahasuar me 19.5 përqind një dekadë më parë. SPOK është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë dhe lidhet ngushtë me përdorimin e zgjatur të duhanit, transmeton albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të KKH, rreth gjashtë milion njerëz në Gjermani kanë marrë trajtim për varësinë nga duhani ose për simptomat e abstinencës gjatë vitit të kaluar.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e duhanpirjes, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe përdoruesve të produkteve të reja të duhanit si cigaret elektronike, paraqet një sfidë serioze për sistemin shëndetësor. Ata bëjnë thirrje për masa më të forta parandaluese, edukim publik dhe qasje më të lehtë në programet për lënien e duhanit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Aktorja Ursula Andress thotë se është grabitur për 18 milionë franga Aktorja legjendare e ekranit Ursula Andress beson se është grabitur. Gati gjashtë muaj pas vdekjes së... -
Kostot e infrastrukturës zvicerane të F-35 tejkalojnë buxhetin -
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë












