Lajme
Gjermani: Simbole naziste dhe pornografi me fëmijë zbulohen në bisedat e policisë
Prokurorët në Gjermani kanë zbuluar përmbajtje të paligjshme dhe simbole naziste në mesazhet e bisedave që përfshijnë pesë oficerë nga tre rrethe të ndryshme policie. Pesë oficerët e moshës 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë shkëmbyer simbole naziste në biseda dhe kanë zotëruar pornografi me fëmijë gjatë trajnimit të tyre, sipas kryeprokurores publike Annette Milk, që heton rastin.
Tre nga të akuzuarit i përkasin selisë së policisë në Recklinghausen, ndërsa dy të tjerët autoriteteve policore në Kleve dhe Borken.
Punonjësit e policisë i kanë kryer këto akte teksa ishin ende në trajnim në kuadër të diplomës së dyfishtë bachelor.
“Akuzat më tronditën. Në të drejtën penale, prezumimi i pafajësisë vlen edhe këtu. Megjithatë, akuzat janë aq të rënda sa që pas shqyrtimit të çdo rasti individual, unë menjëherë i ndalova tre oficerët të kryenin punë zyrtare”, deklaroi shefja e Policisë së Recklinghausen, Friederike Zurhausen, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ministri i Brendshëm i shtetit gjerman të Nord Rhine-Ëestphalia, Herbert Reul, tha se oficerët kishin treguar të meta karakteri dhe morale të papërshtatshme për oficerët me uniformë.
Reul këmbënguli që oficerët e rinj, ashtu si anëtarët e lartë të forcës policore, janë po aq përgjegjës për veprimet e tyre.
“Nëpunësit e rinj civilë, ashtu si të moshuarit, duhet të ngrihen për drejtësinë, ligjin dhe vlerat e kushtetutës sonë pa asnjë dyshim,” deklaroi ai.
Ligji gjerman ndalon në mënyrë eksplicite mohimin publik të Holokaustit dhe shpërndarjen e propagandës naziste, si në internet ashtu edhe në forume publike. Kjo përfshin ndarjen e imazheve të tilla si svastika, veshjen e uniformave SS dhe bërjen e deklaratave në mbështetje të Hitlerit.
Ligji përcakton gjithashtu udhëzime strikte se si kompanitë e mediave sociale duhet të moderojnë gjuhën e urrejtjes dhe të raportojnë kërcënimet.
Disa sulme terroriste të së djathtës ekstreme në 2019 dhe në fillim të 2020 nxitën autoritetet gjermane të paralajmërojnë për përshkallëzimin e ekstremizmit, gjë që çoi në shtrëngimin e këtyre ligjeve për gjuhën e urrejtjes vitin e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që policia gjermane përballet me një skandal të tillë. Sipas informacionit më të fundit të ministrisë, nga fundi i korrikut, policia e Nordrhein-Westfalisë ka pezulluar ose penalizuar 105 incidente të sjelljes ekstremiste të krahut të djathtë gjatë gjashtë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












