Lajme
Gjermania, 17 milionë € ndihmë Kosovës
Gjermania ndanë rreth 17 milionë euro grante, për ngrohje dhe projekte të ndryshme në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave
Qeveria e Kosovës dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunim në fushën financiare. Sipas këtij memorandumi Gjermania ndanë rreth 17 milionë euro grante, për ngrohjen e kryeqytetit, menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave në Kosovë.
Ambasadorja gjermane në Prishtinë , Angelika Viets tha se deri më tani Gjermania ka përkrahur Kosovën me mbi 500 milionë euro.
“Përmes këtyre projekteve Gjermania dëshiron të përkrahë Republikën e Kosovës të ofrojë perspektivë për qytetarët e saj në vendin e tyre. Furnizimi stabil me ujë dhe furnizimi i pandërprerë me ngrohje gjatë dimrit janë shërbime të rëndësishme për qytetarët e Kosovës“, deklaroi ambasadorja Viets.
Kurse, ministri i Financave, Avdullah Hoti, vlerësoi lartë këtë marrëveshje, duke thënë se këto grante të ndara nga Gjermania për Kosovën do të shfrytëzohen për projektet të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Hoti ka falënderuar Gjermaninë për mbështetje financiare.
“Këto projekte paraqesin rëndësi të madhe për vendin dhe qytetarët e saj. Andaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të veçanta financiare për grant për këto projekte të lartë përmendura”, deklaroi ministri i Financave, Hoti.
Sipas këtyre granteve gjermane, pesë milionë euro shkojnë për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Komunën e Prishtinës. Tetë milionë euro janë ndarë për shkarkimin e ujërave të zeza në jugperëndim të vendit, ndërsa katër milionë euro do të ndihmojnë menaxhimin e mbeturinave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau










