Lajme
Gjermania ashpërson rregulla e dëbimit, ja çfarë parashikohet
Pas Bundestagut, tani edhe Këshilli Federal i miratoi planet e reja të ministres së Brendshme, Nancy Faeser për dëbimin e personave pa të drejtë qëndrimi.
Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar të dështojnë në momentin e fundit në Gjermani. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e shikon ligjin e ri si hap të nevojshëm për të ruajtur pranueshmërinë në shoqëri të çështjes së refugjatëve. Pas Bundestagut edhe Këshilli Federal dha dritën e gjelbër (02.02), që ligji të hyjë në fuqi. Sipas masave të reja ligjore azilkërkuesit e refuzuar mund të mbahen të ndaluar më gjatë para dëbimit, policia ka më shumë të drejta për të kontrolluar banesat.
Sa vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largohen nga Gjermania?
Në fund të dhjetorit sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane 242.642 vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largoheshin nga Gjermania. Por mes tyre 193.972 vetë kanë lejen Duldung, pra një leje të përkohshme qëndrimi për arsye të caktuara që e shtyjnë dëbimin. Me këtë pezullohet dëbimi në katër nga pesë raste. Arsyet: gjendja e sigurisë në vendin origjinë, mungesa e dokumenteve dhe pasaportës së udhëtimit, sëmundjet, fëmijët me leje qëndrimi, që kanë filluar një shkollim profesional.
Sa dëbime ka pasur deri tani?
Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë dëbuar nga Gjermania 7861 vetë. Një shifër 27% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej ka pasur 12.945 dëbime. 8% më shumë se një vit më parë.
Pse dështojnë kaq shumë dëbime?
Në vitin 2023 nuk janë kryer 31,770 dëbime. Kjo do të dotë se dy të tretat e dëbimeve të parashikuara kanë dështuar. Arsye për këtë ka qenë anulimi i fluturimeve të dëbimit, të huajt që duheshin dëbuar nuk gjendeshin në adresën e tyre, apo shteti origjinë e refuzonte pranimin e tyre, po ashtu edhe problemet mjekësore kanë shtyrë dëbimin.
Cilat janë komptencat shtesë të policisë?
Policia do të ketë mundësi më të mëdha kontrolli. Kjo vlen si për kërkimin e dokumenteve dhe përcaktimin e identitetit të personit për gjetur vendin origjinë. Nga ana tjetër nëpunësit në qendrat e azilkërkuesve mund të kontrollojnë edhe dhoma të tjera, jo vetëm ato të personit që ka detyrimin e largimit nga Gjermania. Edhe marrja nga policia në orare nate do të jetë e mundur, nëse një fluturim dëbimi nga një shtet tjetër organizohet në orët e para të mëngjesit. Po ashtu koha e mbajtjes nga policia do të zgjerohet nga 10 në 28 ditë. Kjo u jep autoriteteve më shumë kohë të përgatisin dëbimin, dhe pengon kalimin në ilegalitet të personit që duhet dëbuar.
Si qëndron puna me veprat e dënueshme antisemitiste?
Sipas planeve të ndryshuara qeverisë së koalicionit përcaktohet shprehimisht, që nëse ka një vendim që përcakton një vepër antisemitiste me motiv antisemitist kjo arsyeton interesin e madh për dëbimin. Kjo vlen edhe për vepra armiqësore kundër të huajve, vepra penale me motive gjinore apo vepra kundër orientimit seksual.
A do të përshpejtojë paketa e re ligjore dëbimet?
Ministria e Brendshme nuk pret një rritje të ndjeshme të dëbimeve. “Mendohet, se përmes ashpërsimit të detyrimit për largim nga vendi numri i dëbimeve mund të rritet deri në 600, (rreth 5%) thuhet në projektligjin e ministrisë. Edhe qeveria gjermane e di, se ashpërsimi i dëbimeve është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse pa pranimin e personave të dëbuar nga vendet origjinë, dëbimet nuk janë të mundura./DW
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












