Kosova
Gjermania dhe Franca: Pa kompromis nuk ka normalizim raportesh Kosovë-Serbi
Nuk mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa kompromis e guxim politik, kanë vlerësuar të enjten presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Macroni vizitoi Serbinë e Sarrazini Kosovën në të njëjtën ditë. Të dy përcollën mesazhin që nga palët kërkohen kompromise për përparim.
“Nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe në përputhje me rrethanat, nëse s’ka guxim politik për të arritur një zgjidhje”, ka deklaruar presidenti Macron në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten në Beograd. Në këtë konferencë u nënshkrua marrëveshja që Serbia të blejë për gati 3 miliardë euro 12 aeroplanë luftarakë “Rafale” nga Franca.
Ndërsa pas takimeve me udhëheqës të shtetit në Kosovë, emisari Sarrazini nga aeroporti i Prishtinës u shpreh se nga palët kërkohen kompromise, teksa ato i ka ndërlidhur me perspektivën evropiane të Kosovës e Serbisë, si dhe të rajonit të Ballkanit.
“Erdha sot në Prishtinë dhe javën e ardhshme do të udhëtoj në gjithë rajonin për të përgatitur rezultatet konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të ecur përpara në rrugën e duhur. Por, për këtë duhen kompromisi dhe ndonjëherë edhe gatishmëria për lëshime, për të rënë dakord për marrëveshje politike, të cilat nuk janë të lehta për Serbinë, dhe nuk janë të lehta as për Kosovën”, ka thënë Sarrazin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












