Bota
Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për rëndësinë e NATO-s, thotë Merkel
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel kur u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve atje.
“Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme.
“Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Sidomos kur bëhet fjalë për NATO-n; unë besoj që të dyja vendet besojmë se NATO është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, në të cilën Gjermania merr pjesë”, tha Merkel.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin një pjesë të trupave nga Gjermania, të cilat ishin vendosur aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













