Lajme
Gjermania do të krijojë një nga “regjimet më moderne të emigracionit në Evropë”
Bëhet e ditur se Gjermania do të krijojë një nga “regjimet më moderne të emigracionit në Evropë”, për të trajtuar një mungesë të përkeqësuar të profesionistëve, që rrezikon të bëhet një “frenim i vërtetë për rritjen ekonomike”, ka thënë Ministri i Punës i vendit.
Thuhet se legjislacioni që pritet të miratohet nga Bundestagu në javët në vijim, do ta bëjë shumë më të lehtë për punëtorët e huaj të sigurojnë punë në Gjermani, duke hequr shumë nga pengesat rregullatore për emigracionin.
Ndërkohë, disa grupe biznesi thonë se kjo nuk shkon aq larg sa duhet.
“Është shumë burokratike. Kërkesat për njohjen e gjermanishtes, për shembull, janë të tepërta”, tha Thilo Brodtmann nga VDMA, një organ tregtar i industrisë së makinerive.
Në javët e fundit, mungesat e fuqisë punëtore pothuajse kanë zëvendësuar pengesat e zinxhirit të furnizimit, si kufizimi kryesor në prodhim, për shumë kompani në gjithë Europën, dhe veçanërisht në Gjermani.
Mungesa e punëtorëve po kufizon prodhimin në 42 për qind të kompanive të shërbimeve gjermane, 34 për qind të grupeve të saj industriale dhe 30 për qind të kompanive të ndërtimit.
Një studim i Institutit Ekonomik zbuloi se numri i vendeve të lira të punës në Gjermani, për të cilat nuk mund të gjendej asnjë person i papunë i kualifikuar, arriti në 630 mijë rekord në vitin nga 280 për qind që ishte më 2021.
Ekspertët mendojnë se mungesa e aftësive ka kontribuar gjithashtu në valën e fundit të grevave, që ka paralizuar rrjetin hekurudhor të Gjermanisë dhe ka mbyllur disa nga aeroportet e saj më të mëdha.
Ligji i ri i qeverisë për Emigracionin do t’i lejojë njerëzit të shkojnë në Gjermani për punë edhe pa një kualifikim profesional gjerman.
Gjermania do të prezantojë gjithashtu “Kartën e mundësive” që lejon njerëzit të fitojnë pikë bazuar në formimin dhe përvojën e tyre profesionale, nëse kanë lidhje me vendin e punës, flasin gjermanisht dhe janë më të rinj se 35-vjeç.
Një projektligj tjetër, që do të dorëzohet së shpejti në Bundestag, do ta bënte shumë më të lehtë për të huajt marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe do t’i lejonte ata të mbajnë pasaporta të tjera përveç asaj gjermane – aktualisht e pamundur për shtetasit jashtë BE-së. |Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












