Lajme
Gjermania do të rrisë pagën minimale në 14.60 euro në dy faza
Paga minimale në Gjermani do të rritet në 14.60 euro në orë deri në fund të vitit 2025, sipas një vendimi unanim të Komisionit të Pagës Minimale të këtij vendi. Rritja do të realizohet në dy faza: fillimisht në 13.50 euro më 1 janar 2025 dhe më pas në 14.60 euro më 1 janar 2026, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ky zhvillim vjen pas negociatave intensive mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe punëdhënësve. Kryetarja e komisionit, Christiane Schönefeld, e cilësoi vendimin si një kompromis të arsyeshëm që balancoi interesat e të dyja palëve, ndërsa paralajmëroi qeverinë federale të shmangë ndërhyrjet politike në procesin e përcaktimit të pagës minimale.
Rritja është përshëndetur nga Partia Socialdemokrate (SPD), e cila ka qenë prej kohësh mbështetëse e një page minimale më të lartë, ndërsa Konservatorët e CDU-së kanë shprehur rezerva, duke insistuar në ruajtjen e pavarësisë së komisionit.
Megjithatë, vendimi ka nxitur kritika të shumta. Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Shoqata e Fermerëve paralajmëruan për humbje të vendeve të punës dhe zhvendosje të prodhimit jashtë vendit. Nga ana tjetër, ekonomistët si Marcel Fratzscher nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike e kritikuan rritjen si të pamjaftueshme, duke argumentuar se një pagë minimale prej 15 eurosh do të ndihmonte në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj në një treg gjithnjë e më të varfëruar nga mungesa e punëtorëve.
Paga minimale aktuale është 12.82 euro në orë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











