Bota
Gjermania do të vazhdojë me kontrollet kufitare
Policia më herët kreu kontrolle përgjatë kufijve të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën, zyrtarisht në baza të përkohshme
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se qeveria planifikon të zgjasë kontrollet kufitare përtej marsit 2025, duke përmendur suksesin në kufizimin e migracionit të parregullt dhe luftimin e kontrabandës së njerëzve.
“Masat tona gjithëpërfshirëse për të kufizuar migrimin e parregullt dhe për të luftuar kontrabandën e njerëzve po funksionojnë”, tha Faeser për gazetën “Augsburger Allgemeine”.
Faeser tha se kontrollet do të jenë të nevojshme derisa Bashkimi Evropian të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e kufirit të tij të jashtëm.
Ministria e Brendshme gjermane vendosi të zgjerojë kontrollet kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të vendit në mes të shtatorit – për të kufizuar migrimin e parregullt, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Policia më herët kreu kontrolle përgjatë kufijve të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën, zyrtarisht në baza të përkohshme. Kontrollet në kufijtë tokësorë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun janë të reja.
Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj janë anëtarë të Zonës Shengen, që do të thotë se njerëzit mund të kalojnë kufijtë pa pasur nevojë për viza apo kontrolle.
Rregullat e Shengen-it lejojnë vendet të rivendosin kontrollet në baza të përkohshme.
Kontrollet kufitare gjermane janë të kufizuara në gjashtë muaj, por mund të rinovohen. Kontrollet përgjatë kufirit të Gjermanisë me Austrinë, për shembull, u krijuan për herë të parë në mënyrë të përkohshme në vitin 2015, por kanë mbetur vazhdimisht në fuqi që atëherë.
Sipas të dhënave të policisë nga muaji nëntor, janë regjistruar 6 889 tentativa për hyrje të paautorizuara. Shifra është e ngjashme me numrin e personave të ndaluar në shtator. “Nga muaji mars deri në gusht, numri i tyre ishte midis 7 000 dhe 7 800 çdo muaj”, sipas Policisë Federale.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











