Lajme
Gjermania do të vendosë disa kontrolle kufitare gjatë samitit të G7-së
Bëhet e ditur se shteti gjerman do të vendosë përkohësisht disa kontrolle kufitare, derisa në këtë shtet do të mbahet samiti i Grupit të Shtatë (G7). Takimi i G7 do të zhvillohet më 26 deri më 28 qershor në Elmau të Gjermanisë.
Gjermania ka urdhëruar rritjen e sigurisë në kufirin e saj nga 13 qershori deri më 3 korrik, tha Ministria e Brendshme të shtunën në një deklaratë.
“Kontrollet synojnë të parandalojnë autorët e mundshëm të dhunës që të hyjnë në territorin gjerman, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “udhëtarët duhet të presin që t’u nënshtrohen kontrolleve gjatë kësaj periudhe”.
Ministria e Brendshme nuk sqaroi më tej se çfarë lloj kërcënimesh të dhunshme mund të priten, por disa protesta kundër samitit janë planifikuar në qytetin e afërt të Garmisch-Partenkirchen dhe në kryeqytetin e Bavarisë, Munih.
Kontrollet e përkohshme kufitare do të jenë “fleksibile për sa i përket vendndodhjes dhe kohës” dhe do të kryhen “në kufijtë e brendshëm tokësorë, ajrorë dhe detarë gjermanë”.
Pjesë e G7 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Japonia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











