Lajme
Gjermania e Danimarka mund të shtyjnë dozën e dytë të vaksinës
Gjermania dhe Danimarka po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së dhënies së dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive BioNTech dhe Pfizer për të përmirësuar furnizimin me vaksina. Një lëvizje të ngjashme e bëri edhe Britania e Madhe, javën e kaluar, shkruan Rel, transmeton Albinfo.ch.
Në Berlin, Ministria e Shëndetësisë po kërkon pikëpamjen e një komisioni të pavarur nëse do të vonojë dhënien e dozës së dytë, përtej një maksimumi prej 42-ditësh të parashikuar, sipas një dokumenti të parë nga Reuters të hënën.
Dokumenti pason kritikat gjatë fundjavës të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, përfshirë edhe aleatët e tij politikë konservatorë, se Gjermania nuk ka arritur të sigurojë mjaft vaksina dhe ka qenë shumë e ngadaltë në fushatën e saj të vaksinimit.
Masa e Britanisë së Madhe për të vonuar administrimin e një doze të dytë është mirëpritur nga një numër i ekspertëve gjermanë të shëndetit dhe vjen ndërsa qeveritë përpiqen të sigurojnë mbrojtje ndaj koronavirusit për sa më shumë njerëz duke u dhënë atyre një dozë, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe duke vonuar të dytën.
“Për shkak të mungesës aktuale të vaksinave dhe numrit shumë të lartë të të infektuarve dhe shtrimeve në spital (në Gjermani), është më efektive një strategji, përmes së cilës sa më shumë njerëz vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Leif-Erik Sander, kreu i ekipit kërkimor të vaksinave në spitalin Charite të Berlinit.
Sipas përditësimit të fundit nga Instituti Robert Koch, Gjermania ka vaksinuar rreth 239,000 njerëz që nga fillimi i fushatës së saj më 27 dhjetor.
Si krahasim, Britania e Madhe ka administruar mbi një milion vaksina deri më tani, më shumë sesa pjesa tjetër e Evropës së bashku, tha të hënën ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Autoritetet shëndetësore daneze gjithashtu po shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së hendekut kohor midis dy dozave të vaksinave.
Ministria e Shëndetësisë po konsideron një interval prej 3 deri në 6 javë, njoftoi gazeta Ekstra Bladet, duke cituar burime.
Në provat klinike të kompanive të vaksinave nuk është testuar një interval më i gjatë midis dy dozave të vaksinave.
Agjencia Reuters raporton se disa shkencëtarë kanë thënë se shtyrja e dhënies së dozës së dytë të vaksinës ishte një plan i arsyeshëm duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026









