Lajme
Gjermania e do një përfaqësues të vetin për dialogun Kosovë – Serbi
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, janë pro kthimit në tavolinë të bisedimeve dhe pajtimit, Kosovë – Serbi.
Gjermanët e francezët kanë nisur të bisedojnë rreth emërimit të një të dërguari të posaçëm për Ballkanin.
Berlini ka shprehur ambiciet që ky emisar të jetë gjerman, njoftoi Klan Kosova.
Dyshja kryesore e Evropës do t’i shkojnë prapa Amerikës, për ta emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, disa javë pasi Uashingtoni e bëri Mathew Palmer, emisar special për Ballkanin Perëndimor.
Pala gjermane ka interes që kjo pozitë t’u takojë atyre sipas mundësive dhe emërimit të bëhet i ditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.
Ndërkaq, javë më parë, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është e përkushtuar për dialog.
“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











