Kriza në Ukrainë
Gjermania e Polonia, apel drejtuar BE-së për të ndihmuar refugjatët ukrainas
Në një letër drejtuar komisionerëve evropianë, Varshava dhe Berlini paraqitën mundësinë e një pagese fikse prej 1,000 € (1,100 dollarë) për çdo refugjat të pranuar
Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Polonisë, Nancy Faeser dhe Mariusz Kaminski, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të bëjë më shumë përpjekje për të ndihmuar në shpërndarjen e refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus dhe për të ofruar më shumë ndihmë financiare.
Në një letër drejtuar komisionerëve evropianë, Varshava dhe Berlini, paraqitën mundësinë e një pagese fikse prej 1,000 € (1,100 dollarë) për çdo refugjat të pranuar dhe gjithashtu i kërkuan ekzekutivit të BE-së të luante një rol më aktiv në shpërndarjen e refugjatëve në gjithë Bashkimin Evropian.
“Është e qartë se burimet dhe kapacitetet pritëse të dy shteteve nuk do të jenë të mjaftueshme për të përballuar fluksin në rritje të refugjatëve ukrainas”, shkruan Nancy Faeser e Gjermanisë dhe Mariusz Kaminski i Polonisë në letrën drejtuar BE-së.
“Nevojat për financim të të dy qeverive tashmë arrijnë në disa miliardë euro, kështu që nevojitet urgjentisht mbështetje shtesë dhe zgjidhje të shpejta në nivel evropian”, shtuan ata.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit










