Lajme
Gjermania financon projektin për aftësim në fushën e auto-mekanikës
Oda e Zejtarisë së Dortmundit dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë prezantuar projektin për aftësimit profesional në fushën e automekanikes, i financuar nga Qeveria Gjermane, që ka për synim përmirësimin e të ardhurave dhe punësimin e njerëzve në sektorë të ndryshëm.
Nga ky projekt do të përfitojnë profesorët e auto-mekanikës dhe nxënësit e shkollës së Mesme Mekanike “Shtjefën Gjeqovi në Prishtinë, e cila po ashtu ka përfituar nga ky projekt edhe pajisjet më të fundit teknike në këtë fushë.
Bernd Techau, ekspert i auto-mekanikës, ka thënë se ky projekt ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit dhe synon aftësimin e atyre që punojnë në drejtimin e auto-mekanikës.
Ndërkaq, Luljeta Aliu-Krasniqi, menaxhere e projektit, ka thënë se ky projekt do t’i mundësojë nxënësve që pasi ta përfundojnë shkollimin e tyre ta kenë më të lehtë punësimin, duke e dikur se ky është ndër kurset më profesionale në vendin tonë.
Projekti parasheh trajnime intensive për mësimdhënësit në radhë të parë si dhe ofron kurse për aftësimin e bashkëpunëtorëve të ndërmarrjeve në fushën e auto-mekanikës dhe do të zgjasë tri vjet.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike














