Shkurt.ch
Gjermania heq pagesën për studime në fakultete
16 landet gjermane patën futur pagesën për studime në fakultete gjatë dekadës së fundit
Studimet në institucionet e arsimit të lartë në tërë Gjermani së shpejti do të jenë pa pagesë, pasi për këtë ta mbajë referendumin edhe landi i fundit gjerman.
Qeveritë regjionale të shtatë nga 16 landet gjermane patën futur pagesën për studime në fakultete gjatë dekadës së fundit, por më vonë edhe ato i anuluan vendimet.
Saksonia e Ulët, një nga dy landet ku ende vlen pagesa, ka zgjedhur rishtas qeverinë e re me orientim të majtë, e cila ka premtuar që do ta heqë pagesën për studime universitare.
Vetëm qeveria e Bavarisë ende është e ndarë rreth kësaj çështje. Zyrtarët e saj sot deklaruan se ka mjaft nënshkrime për mbajtjen e referendumit, kurse anketat e zhvilluara tregojnë se shumica e qytetarëve bavarezë janë për heqje të pagesës për studime universitare. Madje, siç transmetojnë mediat gjermane, thuhet se është e mundshme që qeveria e këtij landi të veprojë para mbajtjes së referendumit. Guvernatori i Bavarisë, Horst Zehofer tha se “pagesat për shkollim do të hiqen…qoftë nga ana e Parlamentit, qoftë nga populli”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












