Lajme
Gjermania i ‘dhuron’ 1500 raketa anti-ajrore Ukrainës
Gjermania dërgoi raketa antiajrore të prodhimit sovjetik në Ukrainë
Gjermania i ‘dhuron’ 1500 raketa anti-ajrore Ukrainës. Pajisjet luftarake gjermane kanë mbërritur në Ukrainë, si mbështetje të forcave ushtarake kundër forcave ruse.
Një ngarkesë prej 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3 kanë arritur në Ukrainë nga Gjermania, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve, bazuar në informacionin e zyrtarëve të Qeverisë ukrainase, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të mërkurën se dërgesat e mëtejshme të raketave Strela kishin për qëllim Ukrainën pas një vonese në dorëzim.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.
“Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo nuk na bën krenarë, por kjo është ajo që duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën”, tha Baerbock.
Ndryshe, raketat Strela ishin shfrytëzuar dikur nga ushtria e Gjermanisë Lindore, të cilat ishin prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA Dy kompanitë zvicerane riafirmuan qëllimet e tyre të mëparshme për të bërë investime shumëmiliardëshe në SHBA... -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim









