Lajme
Gjermania kërcënon kompaninë që po vonon furnizimet me vaksina anti-Covid
Qeveria gjermane kërcënoi sot me aksion ligjor laboratorët që dështojnë të furnizojnë në kohë me vaksina anti Covid Bashkimin Evropian, në mesin e tensioneve për vonesat në furnizim nga AstraZeneca.
“Nëse do të shohim që kompanitë nuk kanë respektuar angazhimet e tyre, ne do të ndërmarrim hapa ligjorë”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Ka pasur tensione javët e fundit mes liderëve evropianë dhe gjigantit britaniko-suedez të farmaceutikës, AstraZeneca, që ka mbetur prapa në furnizimet e premtuara me vaksinën e tij Covid 19. Kompania tha se do të mund të ofronte vetëm një të katërtën e dozave që fillimisht i ishin premtuar bllokut për tremujorin e parë të vitit për shkak të problemeve në prodhim në fabrikat evropiane.
Brukseli e ka akuzuar në mënyrë direkte AstraZeneca-n se i ka ofruar trajtim preferencial Britanisë në kurriz të BE-së. BE madje kërcënoi se do të kufizonte eksportet e vaksinës në Irlandën e Veriut, duke zbatuar pjesë të marrëveshjes së Brexit-it me Britaninë që lejon kalimin e lirë të mallrave në kufirin irlandez. Ajo u tërhoq pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, ngriti zëshëm shqetësimin.
AstraZeneca nuk është e vetmja kompani prodhuese vaksinash që është tani nën shënjestër. Javën e kaluar Italia kërcënoi me masa ligjore kundër kompanisë amerikane Pfizer në lidhje me vonesat. Zyrtarë të lartë gjermanë do të diskutojnë ndërkohë me prodhuesit për të sheshuar problemet. Të premten agjencia evropiane e ilaçeve hapi rrugën që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca të përdorej në territorin e BE-së, duke e bërë atë vaksinën e tretë të miratuar në bllok, pas Pfizer dhe Biontech dhe Moderna-s.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











