Integrimi
Gjermania kërkon emigrantë të kualifikuar në shëndetësi
Gjermania ka nevojë për më shumë punonjës të kualifikuar në kujdesin për të moshuarit
Projekti në Offenbach synon të tërheqë emigrante për këtë profesion, duke përfshirë kursin e gjermanishtes dhe kujdestari intensive.
Aktualisht në Gjermani 2.4 milionë njerëz kanë nevojë për përkujdesje, sipas vlerësimeve në 2030, ky numër do të jetë 3.4 milionë njerëz.
Ekspertët presin që deri atëherë të nevojiten më shumë se 100.000 punëtorë të kualifikuar shtesë.
Aktualisht sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave rreth 950.000 vetë punojnë në kujdesin për të moshuarit.
Emigrantet nuk kërkohen vetëm në Offenbach si fuqi e kualifikuar punëtore. Në të gjithë Gjermaninë ka projekte të tilla model, të cilat synojnë të tërheqin imigrantët në profesione në sektorin e shëndetësisë.
Një projekt i tillë është edhe “E ardhmja e kujdesit është me ngjyra”, një projekt i organizatës humanitare Caritas në Ipeshkvinë e Këlnit. Përgjegjësit e projektit kërkojnë para së gjithash në shkolla për fuqi të re punëtore.
Serena Cerra është koordinatore e projektit në qarkun Mettmann pranë Dyseldorfit. Ajo shpjegon përse kërkohen pikërisht emigrantët në sektorin e shëndetësisë.
“Njerëzit që kanë nevojë për përkujdesje me kalimin e kohës po bëhen gjithnjë e më të përzier”.
Kjo do të thotë se në Gjermani jetojnë gjithnjë e më shumë të moshuar me rrënjë të huaja, për të cilët duhet ofruar përkujdesje në shtëpi apo azile për të moshuarit.
Pra nevojitet edhe fuqi punëtore e specializuar që i përgjigjet nevojave speciale të imigrantëve të moshuar apo që mund të flasë me ta në gjuhën e tyre.
Profesioni i kujdestarit për të moshuarit vërtet nuk është i lehtë, pranon “Cerra”, por që ka të bëj me një profesion që ofron shumë siguri për të ardhmen.”
Krahas gjuhës gjermane për shumë gra që marrin pjesë në projekt problem është edhe koordinimi i familjes me profesionin.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











