Lajme
Gjermania: Kushtëzim i Serbisë me veriun e Kosovës
Gjermania po insiston që para fillimit të negociatave të zgjidhet çështja e jurisprudencës në veri të Kosovë”, e cila duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
“Po vazhdojnë konsultat ndërmjet vendeve anëtare”, citojnë medie serbe t’u ketë thënë një diplomat i lartë evropian që ka insistuar për anonimitet duke shtuar se pasiguria për dhënien e datës së fillimit të negociatave Serbi – BE do të vazhdojë deri më 17 dhjetor, ditën kur do të takohen shefat e jashtëm të vendeve të BE –së.
“Gjermania po insiston që para fillimit të negociatave të zgjidhet çështja e jurisprudencës në veri të Kosovë”, citon Tanjug një zyrtar në seli të BE-së, Bruksel, duke shtuar se sipas Planit Aksional për zbatim të Marrëveshjes së Brukseli, kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
“Nëse Thaçi e Daçiq merren vesh për këtë temë (jurisprudencë – çështja e Gjykatës themelore në Mitrovicë, vërejtje e Koha. net), e që do të takohen më 13 dhjetor, Gjermania praktikisht do të mbetet pa argumente për shtyrjen e mëtejme të fillimit të negociatave”, citon biseduesin kjo agjenci serbe.
Gjermania dhe Britania e Madhe ua kanë dërguar planin non-paper vendeve tjera anëtare të BE-së para dy muajsh sipas të cilit procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pos në kapitullin 35, duhet të mbetet i lidhur drejtpërsëdrejti me kapitujt negociues ashtu që nëse ka ngecje në procesin e normalizimit, automatikisht të suspendohen negociatat, transmeton koha.net.
Mediet serbe sot thonë se “non paper” gjermano -britanik gjatë debatit në Këshill ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, e në tryezë aktualisht është një version i kompromisit që e kanë bërë përfaqësues të Lituanisë, vendi që e kryeson Këshillin.
“Ky propozim është shumë më “i butë” dhe parasheh që negociatat të ndërlidhen me Kosovën vetëm për gjërat me rëndësi të veçantë” ka thënë diplomati i cili ka shtuar se shumica e formulimeve lituane janë vënë në kllapa të mesme.
BE e ka zakon që në kllapa të vërë pjesë dokumentesh për të cilat nuk është arritur pajtimi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












