Lajme
Gjermania lehtëson kufizimet për personat e vaksinuar
Gjermania do të heqë disa kufizime, përfshirë detyrimin për të paraqitur një test negativ COVID-19 për të hyrë në dyqane, për personat e vaksinuar kundër koronavirusit të ri, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Personat e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë për një test negativ nëse duan të bëjnë pazar, të shkojnë në parukeri ose të vizitojnë një kopsht botanik, për shembull”, tha në një deklaratë Lambrecht.
“Sipas një projektligji të miratuar të martën nga qeveria dhe që duhet ende të miratohet në fund të javës nga parlamenti, personat e vaksinuar do të jenë në gjendje “të takohen privatisht pa kufizime”, shtoi ministrja.
Ora e ndalimit policor, e aplikuar kohët e fundit gjatë natës nga ora 22:00, nuk do të zbatohet më për personat që kanë marrë dy doza të vaksinës.
Dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, do të votojë për këtë projektligj të enjten dhe Bundesrat, dhoma e sipërme, të premten.
Në rast të miratimit nga të dyja dhomat, këto lehtësime mund të hyjnë në fuqi që nga kjo fundjavë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit











