Lajme
Gjermania magazinon gazin rus
Të dhënat e publikuara vonë të Inventarit të Magazinimit të Gazit agregat treguan nivelin e kapacitetit 80.14%.
Objektet e magazinimit të gazit në Gjermani arritën mbi 80% të kapacitetit të tyre gjatë fundjavës, sipas të dhënave të publikuara të martën nga operatorët evropianë të magazinimit të gazit.
Objektivi më i fundit gjerman, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, është që hapësirat e magazinimit duhet të mbushen në të paktën 85% deri më 1 tetor dhe të paktën 95% deri më 1 nëntor. Objektivi 75% për 1 shtator u arrit më shumë se dy javë më herët, transmeton Albinfo.ch.
“Ne do të jemi në gjendje të mbushim shumë objekte magazinimi në 95 për qind deri në nëntor, por jo të gjitha”, theksoi Torsten Frank, CEO i Trading Hub Europe (THE), për gazetën Rheinische Post.
“Ne po bëjmë përparim të mirë me ruajtjen dhe reduktimin e konsumit. Jam jashtëzakonisht i sigurt se shtëpitë private nuk do të duhet të ngrijnë këtë dimër”, shtoi ai.
Gazprom i Rusisë njoftoi se furnizimet përmes gazsjellësit kryesor Nord Stream 1 që kalon nën Detin Baltik do të pezullohen për mirëmbajtje për tri ditë nga 31 gushti.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” Një nismë arsimore për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










