Lajme
Gjermania mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës
Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle ka ritheksuar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan dhe sipas tij për Gjermaninë kjo është e qartë.
“Nuk do të diskutohet asnjëherë ndarja e Kosovës dhe për ne kjo është punë e kryer”, tha shefi i diplomacisë gjermane pas takimit me Kyreministrin, Hashim Thaçi.
Në pyetjen nëse Serbia do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE, Westervelle, ka deklaruar se secili vend duhet të negociojë për anëtarësim, por ka shtuar se njëra nga pikat që duhet të diskutohet për anëtarësim është edhe çështja e kufijve.
Ministri gjerman ka kërkuar nga 5 vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe ka theksuar se shteti i tij ka lobuar dhe po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa kryeministri Thaçi ka ritheksuar se zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në veri kanë qenë të domosdoshme dhe të ligjshme.
“Falënderoj shumë KFOR-in për punën e shkëlqyer që ka mbajtur situatën nën kontroll. Ne do të bashkëpunojmë me KFOR-in duke respektuar plotësisht marrëveshjen e arritur, po ashtu edhe bashkëpunimi me EULEX-in do të dëshmohet në projektet konkrete”, ka deklaruar kryeministri.
Westerwelle ka zhvilluar takim edhe me presidenten e vendit Atifete Jahjagën.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











