Shqipëria
Gjermania e mbështet Shqipërinë në BE
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pritën në një takim pune në Gjermani nga Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble.
Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Kryetari i Kuvendit, Ruçi, rishprehu vendosmërinë për të intensifikuar përpjekjet, në mënyrë që të avancohet me agjendën e reformave që lidhen me integrimin në BE, duke listuar si prioritare për vendin: Reformën në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Vetting-u, si një proces kurajoz dhe unik, po kontribuon për të ndërtuar një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe me integritet. Reforma në drejtësi i ka tejkaluar pritshmëritë e BE-së për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 92 vendime, nga 57 të parashikuara në listën prioritare të gjyqtarëve e prokurorëve. Shumica e organeve të reja të qeverisjes së sistemit janë krijuar ose plotësuar dhe ky proces do të përfundojë brenda pak muajve të ardhshëm, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Politika e jashtme e Shqipërisë është një shembull i qartë i afrimit të Shqipërisë me BE-në, ku në çdo rast Shqipëria ka qenë në një linjë me politikën e jashtme të BE-s. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE dhe nënvizoi rëndësinë e një marrëveshjeje të dy vendeve për garantimin e një të ardhmeje europiane.
Lidhur me Reformën Zgjedhore është e qartë tashmë se drafti i përgatitur me asistencën e vyer të fondacioneve gjermane Konrad Adenauer dhe Friedrich Ebert, është një dokument integral që adreson plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR. Opozita duhet t’i qëndrojë angazhimit për ta votuar draftin e depozituar”, theksoi Ruçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












