Lajme
Gjermania mbetet tërheqëse për investitorët e huaj
Siç tregojnë të dhënat e shoqatës federale për nxitjen e ekonomisë “Germany Trade & Invest” (GTAI) vitin e kaluar në Gjermani u regjistruan 1.783 hapje ndërmarrjesh të reja dhe zgjerime ndërmarrjesh ekzistuese nga vendet e tjera. Kjo shifër është 23 më pak se në vitin 2021, por 101 më shumë se në vitin 2020.
“Duke pasur parasysh kushtet e vështira si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe zhvillimet pas Coronës, mund të thuash se ky është sukses,” tha të hënën për agjencinë Reuter, drejtori ekzekutiv i GTAI, Robert Hermann.
“Gjermania mbetet një vend tërheqës për investimet e huaja”. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se firmat e huaja investojnë më shumë në teknologjitë e të ardhmes, si për shembull në fushën e gjysmëpërçuesve, prodhimin dhe riciklimin e baterive. Rreth 15 përqind e firmave ndërkombëtare duan të prodhojnë në Gjermani ose të merren me kërkime dhe zhvillimin.
Numri 1 i investitorëve: SHBA
Investitori kryesor mbetet SHBA, që ka 279 projekte në Gjerman. “Kjo shifër është e konsiderueshme, duke pasur parasysh që në SHBA ka nxitje të madhe të investimeve në vend nëpërmjet të ashtuquajturit ligj për reduktimin e inflacionit (Inflation Reduction Act, IRA)”, tha Hermann. Në vend të dytë pason Zvicra me 208 projekte dhe Britania e Madhe me 170 projekte. “Të dy vendet nuk janë vende anëtare të BE, por duan të kenë një këmbë në BE dhe shpesh vendosin për Gjermaninë,” thotë drejtori ekzekutiv.Kurse në vend të katërt është Kina me 144 projekte, shifrën më të ulët që prej vitit 2014. Numri i vendeve të reja të punës që priten të hapen është rritur me rreth dhjetë përqind, duke arritur në 33.500. Investimet e shpallura kanë shkuar në 25 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe ka të bëjë me angazhimin e prodhuesit amerikan të gjysmëpërçuesve Intel. Por edhe pa këtë, me tetë miliardë euro investime rezultati i arritur në vitin 2021 do të ishte kaluar me një miliardë euro. “Kjo është një shifër e jashtëzakonshme,” thotë Hermann.
Energjitë e riciklueshme faktor për zgjedhjen e vendit për të investuar
Në procesin e tërheqjes së investitorëve gjithnjë e më e rëndësishme po bëhet disponueshmëria e energjive të renovueshme, si për shembull e energjisë së prodhuar nga era ose e energjisë të prodhuar nga elementët fotovoltaikë. “Si për Microsoft, Apple apo firma të vogla që ofrojnë qendra të dhënash ose edhe për prodhuesit e baterive si Northvolt – për të gjithë ata ky është një argument i rëndësishëm”, thotë eksperti i GTAI, Achim Hartig.
“Pasja e energjive të renovueshme është kthyer ndërkohë vërtet në avantazh për Gjermaninë.” Pjesa që zë energjia e renovueshme në konsumin bruto të energjisë u rrit në vitin 2022 në 46 përqind dhe deri në vitin 2030 pritet të arrijë në 80 përqind.
Mungesë hapësirash për ndërtimin e ndërmarrjeve
Por si dizavantazh po shfaqet ndërkohë mungesa e hapësirave për ndërtimin e ndërmarrjeve. “Disponueshmëria e hapësirave përbën problem,” thotë drejtori ekzekutiv Hermann. Për investitorët e mëdhenj si Intel ose Tesla nevojiten shpesh sipërfaqe prej 100 hektarësh e më shumë, por hapësira të tilla mezi gjenden sidomos në landet perëndimore të Gjermanisë. Kurse mungesa e forcave të specializuara nuk është pengesë për hapjen e ndërmarrjeve të huaja në Gjermani. “Me këtë problem luftojnë të gjitha vendet europiane”, thotë eksperti i GTAI, Hartig./DW
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











